Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Lipjan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e djeshëm është raportuar se është gjetur një trup i pajetë në Lipjan.

Lajme

06/06/2022 09:36

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima është mashkull shtetas i Marokos, shkruan lajmi.net.

“Njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. /Lajmi.net/