Gjendet pa shenja jete një shqiptar në Mitrovicë

Një vdekje e dyshimtë është regjistruar mbrëmë në Mitrovicë.

Lajme

25/02/2019 10:11

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë në Mitrovicë në ora 20:22, një shqiptar është gjetur i shtrirë në tokë pa shenja jete, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimi, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij dhe për momentin ky rast është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Trupi i pajetë i viktimës është marrë nga ekipi i Mjekësisë Ligjore për Obduksion. /Lajmi.net/