Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan – Policia: Bëhet fjalë për një 36 vjeçar

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Osmani, ka thënë se njësitet relevante policore, Prokurori i Shteti dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar…

Lajme

12/11/2025 15:21

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.

Osmani, ka thënë se njësitet relevante policore, Prokurori i Shteti dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete.

Derisa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Me datën 12.11.2025 rreth orës 12:30, kemi pranuar informacion se në fshatin Koretishtë të komunës së Novobërdës, nga familjarët në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete një person mashkull, i vitit të lindjes 1989. Njësitet relevante policore, Prokurori i Shteti dhe ekipi emergjent mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar se personi është pa shenja jete. Hetimet lidhur me ndriçimin dhe sqarimin e rrethanave të këtij rasti janë duke u zhvilluar nga Njësia për Hetime Rajonale në Gjilan, në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka deklaruar Osmani. /Lajmi.net/