Gjendet pa shenja jete një person në Bjeshkët e Junikut
Një person, i cili kishte dalë nga shtëpia e tij mbrëmë, është gjetur sot pa shenja jete në bjeshkët e Junikut. Zëdhënësi i policisë rajonale Pejë, Fadil Gashi, ka thënë për lajmi.net se rasti po cilësohet si hetim i vdekjes. “Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalë edhe…

Lajme
Një person, i cili kishte dalë nga shtëpia e tij mbrëmë, është gjetur sot pa shenja jete në bjeshkët e Junikut.
Zëdhënësi i policisë rajonale Pejë, Fadil Gashi, ka thënë për lajmi.net se rasti po cilësohet si hetim i vdekjes.
“Rasti është lajmëruar mbrëmë në orët e vona nga familjarët se ai kishte dalë edhe nuk ishte kthyer. Menjëherë kërkimi ka nisur nga ekipet e kërkim-shpëtimit, gjegjësisht policia dhe shoqatat që merren me këtë. Pas disa orë kërkimesh, trupi i pajetë i viktimës është gjetur sot rreth orës 6:00 të mëngjesit”, tha ai.
Në vendngjarje ka dalë edhe prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.