Gjendet një trup i pajetë në pjesën veriore të Mitrovicës, dyshohet se u vetëvra

Në mëngjesin e sotëm është gjetur një trup i pajetë në pjesën veriore të Mitrovicës.

Lajme

22/10/2019 15:28

Në mëngjesin e sotëm në rrugën “Filip Vishnjiq”, në pjesën veriore të Mitrovicës është gjetur një person pa shenja jete.

Besim Hoti, zëvendës komandant i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës veriore, ka thënë për lajmi.net se dyshimet e para janë që kemi të bëjnë me vetëvrasje.

“Sot në mëngjes është gjetur një trup i pajetë dhe ekspertët mjeko-ligjor do të hetojnë shkaktarin e vdekjes mirëpo në bazë të elementeve të para, dyshohet se kemi të bëjmë për vetëvrasje”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

Sipas tij, ende duhet të pritet raporti mjeko-ligjor, por që siç u shpreh, në bazë të provave të para nuk dyshohet që kemi të bëjmë me vepër penale, pra që mund të jetë vrarë. /Lajmi.net/