Gjendet një trup i pajetë në lumin Ibër

Një trup i pa jetë është gjetur para pak çastesh në Lumin Ibër afër fshatit Soqanicë në veri të vendit.

Lajme

27/04/2015 13:09

Besim Hoti, zëvendës-komandant në stacionin policor të veriut, në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se njësitet e shpëtimit kanë nxjerrë nga lumi një kufomë e cila duket se ka qëndruar një kohë të gjatë në ujë.

Ai tha se nuk bëhet fjalë për Sead Alushin, i cili dyshohet se ka humbur në këtë lum javë më parë.

“Nuk e kemi identifikuar. Trupi është i vjetër, që ka qëndruar për kohë të gjatë në ujë. Trupi është dërguar për obduksion”, ka thënë Hoti, për lajmi.net.

Në kohë të ndryshme, në policinë e Kosovës, janë raportuar pesë raste që dyshohet se janë mbytur në lumin Ibër.

Një trup, i nacionalitetit serb, është gjetur javën e kaluar, dhe një gjatë ditës së sotme. (lajmi.net)