Një femër gjendet e vdekur në Prishtinë, dyshohet për mbidozë droge (Foto)

(I plotësuar) Për rastin e gjetjes së një femre të vdekur sot në mëngjes në Prishtinë, ka folur një banues i zonës.

Lajme

09/09/2015 11:03

Kastriot Humolli, ka bërë të ditur për lajmi.net, se viktima është Arijeta Gjakolli, nga Vushtrria, e lindur në Gjermani.

Ai për lajmi.net ka thënë se viktima ka qenë përdoruese e narkotikëve dhe vdekja e saj dyshohet të ketë ardhur nga mbidoza e drogës.

________________________________________

Gjendet një trup i pa jetë i një femre në Prishtinë

Sot rreth orës 6: 40 minuta të mëngjesit në rrugën “Perandori Justinian”,  në Prishtinë është gjetur një trup i pa jetë.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është femër e moshës 43 vjeçare.

Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë për lajmi.net se rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

shtepia

Ajo ka thënë se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Departamentin e Mjekësisë Ligjore.