Gjendet një person i pajetë në plazhin e Durrësit

Një 80 vjeçar është gjetur i vdekur në plazhin e Durrësit.

Lajme

14/07/2020 09:41

Sipas policisë viktima është Xh.K, banues në Durrës. Ai është gjetur nga persona të tjerë pa shenja jete, shkruan Top Channel.

Policia njofton se gjatë këqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.