Gjendet një grua pa shenja jete në Prizren – Policia fillon hetimet

Një grua është gjetur e vdekur të enjten në mëngjes në një shtëpi në Prizren. Policia ka njoftuar se njësitë relevante, së bashku me ekipin mjekësor, janë përgjigjur menjëherë pas thirrjes së pranuar rreth orës 08:00. Në vendin e ngjarjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton lajmi.net. Me urdhër të prokurorit, trupi i saj…

Lajme

14/11/2025 09:07

Një grua është gjetur e vdekur të enjten në mëngjes në një shtëpi në Prizren. Policia ka njoftuar se njësitë relevante, së bashku me ekipin mjekësor, janë përgjigjur menjëherë pas thirrjes së pranuar rreth orës 08:00.

Në vendin e ngjarjes, mjekët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit, trupi i saj është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, në mënyrë që të përcaktohen shkaqet dhe rrethanat e vdekjes.

Policia ka bërë të ditur se hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar./lajmi.net/