Gjendet marijuanë në burgun e Smrekovnicës

Në burgun e Smerkovnicës është gjetur substancë narkotike e llojit marijuanë.

Lajme

01/02/2015 12:49

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën, rreth orës 14:00, gjatë një kontrolli, oficerët korrektues në Smrekovnicë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike prej 11.35 gramë.

Sipas policisë, sasia e substancës narkotike është konfiskuar si dhe është njoftuar prokurori kompetent për te vazhduar me procedurat tjera ligjore, transmeton Kallxo.com.