Gjendet i vdekur 58 vjeçari nga Deçani, që disa ditë ishte raportuar i zhdukur

Një serb nga Deçani që ishte lajmëruar si i humbur është gjetur sot pa shenja jete.

Lajme

02/06/2020 17:30

Policia me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se biktima B. Q. lindur me 24.10. 1962 Serb/Kosovarë, më vendbanim në Deçan, nuk ishte vërejtur e as lajmëruar për një kohë. Policia me tu informuar për rastin ka marr veprime të nevojshme me qëllim të vend ndodhjes, transmeton lajmi.net.

Sot, me datë 02.06. 2020 rreth orës 12:20, Policia se bashku më njësitin e Zjarrfikësve më urdhër të Prokurorit shtetit, kanë hapur me forcë derën e banesës së viktimës dhe kanë vërejtur një trup pa shenja jete. Vdekjen e ka konstatuar mjeku kujdestarë.

Me urdhër të Prokurorit Shtetit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Lajmi.net/