Gjendet i vdekur 36 vjeçari shqiptar në burgun grek

Një shqiptar ka humbur jetën në një burg në Greqi.

Lajme

08/12/2019 17:30

Mëngjesin e sotëm 36-vjeçari është gjetur pa shenja jete brenda qelisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur në burgun e Agias në Kretë.

Autoritetet kanë nisur një hetim për të mësuar shkaqet e vdekjes së 36-vjeçarit nga Shqipëria, raporton Gazetamapo.

Sipas mediave greke, në trupin e shqiptarit nuk janë konstatuar shenja dhune. Ende nuk dihet emri i tij.