Gjendet i varur në rrethoja të një shtëpie një 77 vjeçar në Zveçan – Policia po e heton vdekjen e tij

Një rast i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 06:30 në mëngjes në Zveçan, në rrugën “Mbreti Petar”. Një person me inicialet D.F, i moshës 77 vjeçare është gjetur i varur në disa rrethoja të metalit, që shërbenin si rrethojë e një shtëpie, shkruan lajmi.net. “Në lidhje me rastin, stafi mjekësor emergjent ka dalë në…

Lajme

18/08/2025 09:44

Një rast i rëndë ka ndodhur sot, rreth orës 06:30 në mëngjes në Zveçan, në rrugën “Mbreti Petar”.

Një person me inicialet D.F, i moshës 77 vjeçare është gjetur i varur në disa rrethoja të metalit, që shërbenin si rrethojë e një shtëpie, shkruan lajmi.net.

“Në lidhje me rastin, stafi mjekësor emergjent ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet përkatës policore janë duke hetuar rrethanat e vdekjes. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë, me urdhër të Prokurorit, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë i Policisë: