Gjendet i ngrirë një emigrant kosovar në Hungari

Një kosovar është gjetur i ngrirë nga i ftohti sapo ka kaluar kufirin me Hungarinë, shkruan portali index.hu.

Lajme

06/01/2015 20:20

Lajmin dhe përkthimin e shkurtër për këtë tragjedi njerëzore që po u ndodh qytetarëve kosovarë, të cilët po largohen nga vendi, e ka transmetuar Gazeta Blic.

Sipas informatës së këtij portali, kosovari është gjetur i vdekur natën e Vitit të Ri. Gjetjen e kufomës së të riut e ka konfirmuar edhe policia hungareze.