Gjendet fajtor për vrasjen me antifriz të dy fëmijëve të tij

John DeBlase, i cili akuzohej për torturimin dhe helmimin e dy fëmijët e tij Natalie  5 vjeçe dhe Chase 3 vjeçe, për muaj të tërë në vitin 2010, u shpall fajtor të mërkurën, dhe mund të përballet me dënimin me vdekje. 

Bota

06/11/2014 00:00

Një njeri nga Alabama në SHBA u shpall fajtor për vrasjen e dy fëmijëve të tij të vegjël, katër vjet pasi eshtrat e tyre u gjetën në një qese mbeturinash në një pyll.

John DeBlase, i cili ishte i akuzuar për torturimin dhe helmimin e fëmijëve të tij me antifriz për muaj para se ata të vdisnin në vitin 2010, u gjet fajtor për vrasjen e tyre. Ai tani përballet me një dënim me vdekje.

31-vjeçari, i cili ishte në gjyq së bashku me gruan e tij, nuk tregoi asnjë reagim në momentin e verdiktit të gjykatës, transmeton lajmi.net, raportimin e mediave amerikane.