Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë

Një grua e moshës 39 vjeçare është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj.

Lajme

26/02/2020 19:47

Rasti ka ndodhur sot rreth orës 15:00 në Prishtinë.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 15:00 policia ka marre informatën se në rrugën “Demë Ahmeti” ne Prishtinë, saktësisht ne një shtëpi, gjendet një person pa shenja jete. Me të marre informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes me ç’ rast ka hasur viktimën femër M.I. 39 vjeç, e cila ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.  Me vendim të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohe që njësitet policore janë duke u ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme ne përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar plotësisht rrethanat në të cilat ka ndodhur ky rast i cili është cilësuar si vdekje e dyshimte”. /Lajmi.net/