Gjendet e vdekur një femër në Prishtinë, dyshohet se është regjisorja Arzana Kraja

Një person i gjinisë femërore është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Prishtinë.

ShowBiz

13/11/2019 12:07

Policia e Kosovës ka konfirmuar se është gjetur një turp i pajetë në lagjen “Kalabria” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.

“Me datën 13.11.2019 rreth orës 09:08 policia ka pranuar një informatë, për një trup të pajetë në lagjen “Kalabria”, Prishtinë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, përfshirë edhe ekipin mjekësor të emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e personit të gjinisë femërore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërsa, në medie raportohet se trupi i pajetë dyshohet të jetë i regjisores Arzana Kraja, vajzës së kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. /Lajmi.net/