Gjendet e vdekur një femër e raportuar si e zhdukur në Zubim Potok

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur e vdekur një femër në Zubin Potok.

Lajme

24/10/2020 13:19

Viktima femër nga fshati Jasevik i Poshtëm i Zubin Potokut, ishte raportuar si person i zhdukur.

Ajo është gjetur pa shenja jete, nga njësitet policore dhe zjarrfikësit, në afërsi të pendës së vogël të lumit Ibër.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës iu dorëzohet familjarëve për ceremoni mortore. /Lajmi.net/