Gjenden mbetjet më të vjetra të njeriut, historia mund të rishkruhet

Shkencëtarët kanë gjetur mbetjet më të vjetra të njeriut dhe ADN më të vjetër të regjistruar ndonjëherë. Mbetjet janë gjetur në një shpellë të njohur si Sima de los huesos apo "Shpella e kockave" në pjesën veriore të Spanjës.

Bota

05/04/2016 06:07

Ky zbulim është duke ndihmuar në rradhitjen e re të specieve njerëzore, përcjell lajmi.net

Fosilet ishin të ngrira duke e bërë më të vështirë nxjerrjen e ADN-ve. Ekzaminimi i eshtrave zbuloi se vjetërsia e tyre është 430.000 vite që do të thotë 100.000 vite më herët sesa kafka më e vjetër e njeriut që gjendet në arkivë dhe 200.000 vite më herët sesa njerëzit modern.

Paleoantropologu Chris Stringer nga muzeu i historisë natyrore në Londër i cili nuk është i përfshirë në këtë hulumtim u shpreh me fjalët: Është interesante dhe kurioze, që të gjithë e kemi ndarë mendjen të dimë se çfarë po ndodhë me ato 100.000 vite dhe se a do të mund të fusim ADN të tjera më poshtë pemës njerëzore.

Fosilet që janë gjetur në pjesën veriore të Spanjës sipas kërkuesve mendohet të jenë të Neandertalit dhe ata ishin të befasuar nga rrethanat se si të dhënat e ADN përputheshin shumë me Denisovans që janë një familje motër me Neanterdalët.

Më parë mendohej se paraardhësit tanë kanë ekzistuar para 315.000 dhe 540.000 vjetësh por nëse Neanterdalët kanë ekzistuar para 430.000 vjetësh, ndarja Neanterdal-Denisovans duhet të ketë ndodhur afër 750.000 vite më parë.

Historia e evolucionit të njeriut është e komplikuar dhe pas kësaj ka mjaft pyetje të reja që lindin dhe vlenë të hulumtohen sepse segmenti i evolucionit të njeriut është shumë i gjerë dhe ende nuk ka asgjë të sigurt.

Fosilet e gjetura në “Shpellën e kockave” në veri të Spanjës është e qartë se i takojnë Neanterdalit por së paku një nga ata 28 përsona ka pasur lidhje me Denisovans dhe si ka ndodhur kjo është ende mister për shkak se distanca mes tyre ishte e madhe.

Andaj hulumtimet janë duke u zhvilluar dhe do të presim që trungut evolutiv ti shtohet edhe diçka e re./lajmi.net

arc-620x400