Gjenden mbetje mortore në Prizren, në vendin e ngjarjes del edhe njësiti për krime lufte

Në fshatin Planej të Prizrenit gjatë ditës së djeshme janë gjetur mbetje mortore.

Lajme

08/11/2018 09:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se një qytetar ka gjetur në pyll mbetje mortore me rroba ushtarake të panjohura, raporton lajmi.net.

Njësitë policore aktualisht janë në vendin e ngjarjes dhe pritet të dalin edhe njësiti për krime lufte.

Rasti shkon në procedurë ndërkaq që detaje të tjera ende nuk janë dhënë./Lajmi.net/