Gjenden eshtra në Rashkë

Eshtrat e gjetur u përkasin shqiptarëve të cilët janë vrarë gjatë luftës në Kosovë dhe më pas janë transportuar në territorin e Serbisë në përpjekje të fshehjes së gjurmëve të krimit nga ana e Beogradit.

Lajme

13/12/2013 12:09

Janë gjetur mbetje mortore në gërmimet që janë duke u zhvilluar në lokacionin e dyshuar për varrezë masive në Rashkë të Serbisë.

Eshtrat e gjetur u përkasin shqiptarëve të cilët janë vrarë gjatë luftës në Kosovë dhe më pas janë transportuar në territorin e Serbisë në përpjekje të fshehjes së gjurmëve të krimit nga ana e Beogradit.

“Sapo morëm njoftimin nga ekspertët tanë mjeko-ligjor, Dr. Arsim Arsim Gërxhaliu- Drejtori i Departmentit të Mjekësisë Ligjore dhe z. Arben Selimi- Udhëheqës i Divizionit të Identifikimit – DML, se u gjetën mbetjet mortore të viktimave të luftës në lokacionin e shënjuar në fshatin Rudnicë- Komuna e Rashkës”, thuhet në një njoftim të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.

Për të dhënë më shumë detaje, ky Komision do të mbajë sot pasdite konferencë për media në Prishtinë.