Gjenden dy fëmijët e humbur në Tiranë

Fëmijët që u raportuan nga prindërit e tyre si të humbur, janë gjetur shëndosh e mirë.

Lajme

14/03/2015 17:27

Anduel dhe Emanuel Hatia, 7 dhe 10 vjeç, u janë larguar vëmendjes së prindërve gjatë festimeve të organizuara në Tiranë për Ditën e Verës, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Prindërit e tyre i kanë kërkuar për 4 orë dhe nuk kanë arritur t’i gjejnë, për këtë kanë bërë denoncim në polici.

Policia i ka gjetur fëmijët shëndoshë e mirë në Bulevard por të hutuar nga turma e njerëzve.