Gjen një sasi parash te Fakulteti Teknik, i dorëzon në polici

Policia Rajonale e Prishtinës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se më datën 15 janar, në stacionin policor Jugu në Prishtinë, një qytetar A. Hasani 30 vjeç, ka sjellë para të gatshme të cilat i ka gjetur në afërsi të Fakultetit Teknik, në Prishtinë.

Lajme

21/01/2016 14:07

Policia me këtë rast lut personin që i ka humbur këto të holla të paraqitet në stacionin policor Jugu në Prishtinë për t’i marrë ato, transmeton lajmi.net.

Në të njëjtën kohë Policia ka falenderuar qytetarin i cili ka treguar gatishmërinë për t’i kthyer paratë te pronari i vërtetë, duke vlerësuar lartë sjelljen e tij. /lajmi.net