Gjen krijesë të çuditshme në konservë të peshkut

Një grua hapi një konservë të peshkut dhe gjeti këtë krijesë misterioze që dukej sikur po e shikonte atë, dhe padyshim që e frikësoi atë.

Fun

06/02/2015 15:16

Fotografitë e kësaj krijese të çuditshme të gjetur në konservë janë duke qarkulluar që disa ditë nëpër rrjete sociale, duke u munduar kështu që të dihet se për çfarë krijese bëhet fjalë.

Zoe Buttler tha se këtë konservë e bleu në një supermarket të Notingham-it. Kur e hapi, ajo pa këtë krijesë të çuditshme e cila dallohej shumë nga pjesa tjetër e mishit të konservës, transmeton Lajmi.net.

Një shkencëtar i cili morri përsipër zbulimin e asaj se çfarë krijese mund të jetë kjo tha se bëhet fjalë për një kokë morri ‘Cymothoa Exigua’.

Fjala është për një parazit i cili hyn thellë në gjuhën e peshkut dhe ushqehet me gjakun e tij. Nëse rritet e zhvillohet edhe më shumë, paraziti do të fillojë të marrë pjesë të ushqimit edhe për vete.