Gjatë transmetimit të drejtpërdrejt, djeg shtëpinë deri në themele (Video)

Një djalosh i ri nga Japonia i cili ishte duke luajtur video-lojën e popullarizuar Minecraft, dhe të cilën po e regjistronte dhe transmetonte drejtpërdrejt përmes Twitch, është bërë sensacion në internet.

Fun

06/10/2015 11:20

Por interesimi i madh për lojën e kishte hutuar paksa djaloshin, i cili në një moment vendosë të ndezë një cigare, transmeton lajmi.net.

Dhe momenti kritik ndodhi rreth orës 5 të mëngjesit, kur i pasionuari pas video-lojërave hodhi në shportën e mbeturinave cigaren pa e fikur fare. Ndërsa kur e pa se ajo u përfshi nga flaka vendosi ta shtyjë paksa nga vetja, dhe papritmas dollapi i dhomës mori flakë.

Por duke u munduar ta lokalizojë zjarrin me një kovë me ujë, shtëpia e tij përfundon e djegur deri në themele. (lajmi.net)

YouTube player
YouTube player