Gjatë javës Stresi kthehet në Tiranë, gjykimi përfundoi !?

Reperi Stresi, i cili ndodhet në arrati qe dy muaj, më në fund do të kthehet në vendlindje...

ShowBiz

12/04/2015 10:00

Pas episodit të arratisjes nga rajoni i policisë duke u hedhur nga dritarja, Arkimed Lushaj u largua jashtë vendit dhe u vendos në Zvicër.

E teksa Stresi ndodhej jashtë, familjarët e tij kanë vazhduar procesin e nevojshëm gjyqësor dhe më në fund ai do të kthehet.

Siç transmeton Bluetooth, duke folur nga Gjeneva në Skype për emisionin Vizioni i Pasdites, reperi ka thënë se gjyqi i tij ka përfunduar.

“Momentalisht jam në Gjenevë. Gjyqi ka përfunduar dhe mendoj që javën tjetër të kthehem në Tiranë”, citohet të ketë thënë ai.

Më tej, këngëtari ka rrëfyer se i mungon veçanërisht e ëma, së cilës së shpejti do t’i dedikojë edhe një këngë.

“Flas 24 orë me mamin. Atë e ka marrë malli shumë. Më nis foto ku më tregon dollapin tim të rrobave që e ka bërë gati. Ajo mezi më pret”, është shprehur reperi, i cili, megjithëse në arrati, gjatë kësaj kohe ka vazhduar koncertet për shqiptarët në vendet e Evropës.