Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka arrestuar 31 persona

Policia e Kosovës vetëm gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 31 persona të dyshuar.

Lajme

10/03/2015 11:53

Në një njoftim të policisë është bërë e ditur se si rezultat i punës, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 31 persona të dyshuar, të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Vlen të theksohet se numri më i madh i arrestimeve ka ndodhur në Rajonin e Prizrenit. Nga 31 të arrestuarit, vetëm në rajonin e Prizrenit janë arrestuar 12 persona.