Gjashtë të lënduar nga aksidenti te Qendra e Studentëve

Në mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident trafiku në afërsi të Qendrës së Studentëve.

Lajme

14/03/2019 08:26

Në afërsi të Qendrës së Studentëve, përkatësisht në rrugën “Eqrem Çabej”, në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy vetura.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë për lajmi.net se si pasojë e këtij aksidenti gjashtë persona kanë marrë lëndime trupore.

“Rreth orës 07:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore”, ka treguar Ahmeti për lajmi.net.

Ahmeti thotë se nga ekzaminimet e para që janë bërë nga njësiti i trafikut, deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mos respektimit të semaforit.

“Sipas ekzaminimeve nga njësiti i trafikut dyshohet se aksidenti është shkaktuar për shkak të mos respektimit të semaforit”, deklaroi Ahmeti. /Lajmi.net/