Gjashtë stadiumet me më së shumti tifozë në Serie A

Gjithsesi disa nga klubet kryesore italiane, kanë një mbështetje të konsiderueshme në shkallët e stadiumit.

Sport

24/10/2015 14:22

Italia është një vend ku kultura e të shkuarit në stadium në fakt mungon, krejt ndryshe nga Gjermania dhe Anglia.

Gjithsesi disa nga klubet kryesore italiane, kanë një mbështetje të konsiderueshme në shkallët e stadiumit.

Nisja shumë e mirë e kampionatit ka bërë që Fiorentina të ketë shumë mbështetës në stadium, përcjell “Albeu.com”. Ndërkohë Juventusi ka përfituar nga fakti që ka një stadium modern.

Milan dhe Inter mbeten në krye edhe për shkak të ndeshjeve të mëdha që janë luajtur në ‘San Siro” teksa kapaciteti aty është sa dyfishi i stadiumit të Juves.

Renditja:

Fiorentina (Artemio Franchi) – 28.670 spektatorë

Napoli (San Paolo) – 33.501 spektatorë

Juventus (Juventus Stadium) – 35.747 spektatorë

Milan (San Siro) – 39.520 spektatorë

Roma (Olimpico) – 39.830 spektatorë

Inter (Giuseppe Meazza) – 45.980 spektatorë