Gjashtë raste të dhunës brenda 24 orëve
Gjashtë raste të dhunës janë raportuar në 24 orët e fundit. Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, ku në njërin rast viktima ishte nëna. Një rast tjetër u raportua në Pejë, ku i dyshuari ka rrahur vëllain dhe ka sulmuar fizikisht edhe dy zyrtarë policorë. Tri raste të tjera të dhunës u raportuan në…
Lajme
Gjashtë raste të dhunës janë raportuar në 24 orët e fundit.
Dy nga këto raste ishin në Prishtinë, ku në njërin rast viktima ishte nëna.
Një rast tjetër u raportua në Pejë, ku i dyshuari ka rrahur vëllain dhe ka sulmuar fizikisht edhe dy zyrtarë policorë.
Tri raste të tjera të dhunës u raportuan në rajonin e Gjakovës.
DHUNË NË FAMILJE
- Prishtinë 18.02.2026 – 06:00. Është raportuar se është sulmuar fizikisht viktima femër nga i dashuri i saj mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
- Prishtinë 18.02.2026 – 19:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka shkaktuar dhunë psikike ndaj nënës së tij dhe ka demoluar shtëpinë. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE & SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Pejë 18.02.2026 – 18:45. Dy viktimat nënë e djalë kanë raportuar se djali respektivisht vëllai i tyre u ka shkaktuar dhunë fizike. I dyshuari i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit duke mos u bindur urdhrave të policëve gjatë arrestimit, i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
- Rahovec 18.02.2026 – 15:25. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi ajo ka dëbuar nga shtëpia bashkëshortin e saj mashkull kosovar, duke e kanosur. Me vendim të prokurorit e dyshuara pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
- Gjakovë 17.02.2026 – 21:30. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, e ka sulmuar fizikisht viktima femër kosovare me të cilën bashkëjeton, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
- Gjakovë 18.02.2026 – 14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër (të dashur mes vete), pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur mes veti, por nuk kanë pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është konfiskuar një thikë. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje ndërsa e dyshuara është liruar./Lajmi.net/