Gjashtë pilotë nuk u gjunjëzuan për barazinë sociale – vjen reagimi i Hamilton

Lewis Hamilton ka komentuar disa ndodhi nga gara e djeshme në Spielberg të Austrisë.

Sport

06/07/2020 09:45

Dje ka filluar sezoni i ri në Formula 1, pas shumë vonesave që u shkaktuan nga përhapja e pandemisë Covid-19.

Para garës së parë, Lewis Hamilton, si piloti i vetëm me ngjyrë në F1, priu të tjerët duke u gjunjëzuar para startit të garës, për t’iu bashkuar thirrjes për barazi sociale.

Megjithatë, veprimi nuk u ndoq nga të gjithë pilotët. Ishin gjashtë prej tyre që nuk u gjunjëzuan.

Charles Leclerc, Max Verstappen, Kimi Raikkonen, Carlos Sainz, Daniil Kyvat dhe Antonio Giovinazzi ishin pilotët që nuk u gjunjëzuan, transmeton lajmi.net.

Por, Hamilton nuk është hatruar me këta pilotë, madje ka thënë askush nuk duhet të sforcohet për të bërë gjërat që nuk do.

“Askush nuk duhet të shtyhet në një skenar ku ai duhet të gjunjëzohet”, ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.

“Unë kurrë nuk kam kërkuar që dikush të gjunjëzohet. Sebastian Vettel dhe Romain Grosjean pyetën pilotët dhe kishte disa që thanë se nuk e bëjnë”, shtoi mes tjerash britaniku.

Hamilton nuk e nisi në mënyrën më të mirë sezonin në F1, ndoshta edhe si pasojë e penalizimit që erdhi nga kualifikueset. /Lajmi.net/