Gjashtë kalimtarë shohin vdekjen me sy (Video)

Ky është një moment i tmerrshëm kur një kamion godet një grup të njerëzve të cilët po kalonin në “zebra”.

Fun

05/07/2014 12:27

Grupi prej gjashtë personave po kalonte rrugën kur kamioni që po shkonte në drejtim të kufirit me Ukrainën nga Rusia, nuk arriti të ndalet dhe godet njërin prej kalimtarëve.

Kalimtarët e vërejtën që kampioni nuk mund të ndalej dhe tentuan që të shpëtonin, por ishte shumë vonë pasi makina goditi disa prej tyre.

Shoferi Dmitriy Mihalov i ka thënë policisë se ishte shpërqendruar për disa sekonda kur po ndërronte frekuencat e radios dhe nuk e kishte vërejtur që makina para tij ishte ndalur për t’i dhënë përparësi kalimtarëve, transmeton koha.net.

Fatmirësisht kalimtarët kanë pësuar vetëm disa lëndime të vogla.