Gjashtë hajna vodhën gjashtë motorë sharra, arrestohen

Policia në Vushtrri ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Lajme

05/12/2016 09:35

Hetuesit policorë mbi dyshimet e ngritura dhe provat e siguruara me datën 4 dhjetor 2016 në Vushtrri, kanë identifikuar dhe kanë arrestuar gjashtë persona, mbi dyshime të bazuara për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Deri më tani hetuesit policorë tek të dyshuarit kanë arritur që të gjejnë gjashtë motorë sharra.

Gjashtë të dyshuarve pas procedurave intervistuese nga ana e prokurorit të çështjes u është caktuar masa e ndalimit policor.

Ndaj gjashtë të dyshuarve është iniciuar procedurë për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.