Gjashtë efektivë të policisë në Vlorë rezultojnë përdorues droge, tre në Sarandë

6 efektive kanë dalë pozitiv në testi e drogës që janë bërë në drejtorinë vendore të policisë së Vlorës.

Lajme

06/12/2021 23:56

Bëhet me dije se efektivët kanë rezultuar me përmbajtje lende narkotike nga analizat që janë bërë së fundmit.

Nga këta efektivë, mësohet se disa prej tyre kanë kundërshtuar rezultatin e testit. Ata pretendojnë se nuk kanë konsumuar kurrë në jetën e tyre drogë. Efektivët ngrenë dyshime se rezultatet mund të kenë ardhur si pasojë e përdorimit të ilaçeve shëndetësore që përdorin, kryesisht për tensionin.

Sipas burimeve dyshohet se edhe 3 të efektivë të tjerë kanë dalë pozitiv në testin e drogës në komisariatin e Sarandës. Ende nuk dihet se çfarë vendimi pritet të merret për efektivët.

Sot u raportuar se po ashtu në Elbasan rezultuan dy efektivë pozitiv në testin e drogës.