Gjarpërinjtë e detyrojnë presidentin e Liberisë të largohet nga zyra

Presidenti i Liberisë, George Weah kishte "mysafirë të paftuar" në zyrën e tij.

Bota

19/04/2019 14:09

Gjarprinjtë janë gjetur në zyrën e presidentit të Liberisë, George Weah, duke e detyruar atë të punojë nga banesa e tij private, BBC ka mësuar.

Sekretari i Shtypit Smith Toby i tha BBC se të mërkurën u gjetën dy gjarpërinj të zinj në ndërtesën e ministrisë së punëve të jashtme, vendi i zyrës së presidentit.

Të gjithë stafit u është thënë të qëndrojnë larg deri më 22 prill, përcjell lajmi.net.

“Është vetëm për t’u siguruar që gjërat zvarritëse dhe rrëshqanorët të dalin nga ndërtesa”, tha Toby.

“Ministria e Punëve të Jashtme pret zyrën e presidentit, kështu që bëri një memorandum të brendshëm duke i kërkuar stafit të qëndrojë në shtëpi derisa ata bëjnë tymosje”, tha ai.

“Gjarprinjtë nuk u vranë kurrë”, tha Toby. “Kishte një vrimë të vogël diku [nëpër të cilën] ata u kthyen prapa”. /Lajmi.net/