Gjarpëri del nga pompa e karburantit (Foto)

Një burrë ndaloi për të mbushur makinën e tij me karburant në Sidnej të Australisë, por mbeti i shokuar.

Fun

17/10/2015 19:20

Pas pompës kishte nxjerrë kokën një gjarpër, rreth 3 metra i gjatë.

Adzy Heist postoi fotot në FB, duke theksuar se gjarpri nuk është helmues për fat.

Me ngrohjen e motit, gjarpërinjtë kanë nisur të dalin, ndërsa çdo ditë ka dhjetëra emergjenca, pasi këto krijesa depërtojnë në vende familjare.

Firma Shell vendosi tek karburanti disa pllakëza me paralajmërime për gjarpërinjtë.
pompa3