Gjakovë, sulmohet nga një person i panjohur, viktima dërgohet në QKUK
Në rrugën “Gjergj Sokoli” në Gjakovë një qytetar ka hasur një person të rrahur deri në përgjakje nga një i panjohur.
Lajme
09/08/2015 18:26
Ai e ka dërguar të rrahurin në emergjencë.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se viktima më pas për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm ndërsa, njësitet policore janë duke hetuar rastin.