Gjakovari xheloz kanos gruan me thikë në prani të fëmijëve

Policia e Kosovës bën të ditur se është arrestuar një person pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur gruan e tij me thikë dhe verbalisht në shenjë xhelozie, pikërisht në prezencën e fëmijëve.

Lajme

03/12/2015 12:20

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Tirana në Gjakovë, të martën në orët e vona të mbrëmjes, raporton lajmi.net.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./lajmi.net.