Gjakovari rrah gruan, lirohet në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë në Gjakovë, meqenëse dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Lajme

27/03/2021 10:16

Me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë 26.03.2021 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.