Gjakovari pëson lëndime të rënda pasi u rrokullis me traktor derisa po punonte në mal

Një person në Gjakovë ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është rrokullisur me traktor.

Lajme

01/05/2022 08:48

Kështu ka bërë të ditur policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Gjatë kohës kur ka ndodhur rasti, viktima po punonte në mal.

Ky është njoftimi i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR

Gjakovë, 30.04.2022-17:00. Raportohet se viktima mashkull kosovar gjersa ka qenë duke punuar në mal ishte rrokullisur aksidentalisht me traktor. Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. /Lajmi.net/