Gjakova, vatër e drogës

Gjakova është shndërruar në qendrën kryesore të përdoruesve të drogës në Kosovë.

Lajme

21/06/2015 08:12

Këtë fakt shqetësues e konfirmojnë edhe në Spitalin Rajonal “Isa Grezda”, konkretisht në Repartin e Psikiatrisë, ku trajtohen personat me varësi nga substancat narkotike.

Ata konfirmojnë se kanë raste kur përdoruesit janë edhe të moshës së mitur, 12, 13-vjeçarë, shkruan Zëri.

Policia jozyrtarisht tregon se lëndët narkotike vijnë kryesisht nga Shqipëria.

Dilerët kryesisht shfrytëzojnë rrugët ilegale nga Vërmica, Morina e Prushi.

Zyrtarët komunalë deklarohen të shqetësuar, thonë se janë duke planifikuar ta bëjnë pastrimin dhe eliminimin e të gjitha objekteve ku dyshohet se po gjejnë strehë përdoruesit e substancave narkotike