Gjakova në fest, ja cilët DJ do të performojnë (FOTO)

Duke filluar nga data 7-10 Maj në Gjakovë do të mbahet festivali Përralla, festival i cili e shënon edicionin e tij të dytë. Edicion i cili përmban në vete shumë risi duke filluar me muzikë dhe kamping.

ShowBiz

04/05/2015 15:40

Në edicionin e parë ky festival arrit të mbledh një audience me mbi 15 mije persona ku me anë të programit dhe aktivitete Përralla shpërtheu si asnjë festival tjetër më parë.

Këtë edicion po ashtu si edicionin e kaluar Përralla mbahet në parkun Shkugëz, Gjakovë, vend i cili me anë të bukurisë së tij natyrore ofron një eksperience të veçantë në harmoni me programin e festivalit sidomos me pjesë e kampingut, e cila është e vendosur afër një rrjedhe të lumit dhe e rrethuar me pisha.

Kësaj radhe festivali hapet me datën 7 Maj në ora 16:00 dhe përfundon me 10 Maj në orët e hershme të mëngjesit.  Gjatë këtyre ditëve mbi 40 artistë do të përformojnë në festival duke filluar nga:  Fidani&Onufri, Side Effect, Wiggi, Lekë, Jimmy Haze, Mindbend&Megan, Pumio, Chapi & Megan, Nikola Simonovski, DJ Flooder, Flekitza b2b Vegim, Toni, Dj Mali & Lumi, Festina Mejzini, Adhurim Grezda & Friends, Flaka Krelani, Gipsy Groove, Albi Xhepa, Grupi NA, Jericho, Liburn, Legoff, Ledio Ciko, DJ M.i.M, Artil, Rodriguez Jr(live), Uran B., Agents Of Time(live), Jehonë dhe shumë tjerë.

Dy aktet kryesore të festivalit janë Rodriguez Jr. dhe Agents of Time, ky do të përformojnë live. Rodriguez Jr. i njohur si Olivier Mateu vjen nga Franca ku me eksperiencën e tij si producent ka arritur qe të thyej shumë tabu dhe të krijoj një revolucion me muzikën e tij unike. Ndërsa treshja nga Italia, Agents of Time, janë të njohur për prodhimet e tyre muzikore ku në një kohë shumë t shkurtër këta artistë arritën majat.

Stafi i Përrallës është në përgatitje e sipër të gjitha detajeve në mënyre që të ofroj një eksperience të veçantë gjatë kësaj jave të Majit dhe veçanërisht në ditën e Evropës ku pritet që një audience prej 10 mije personave të jetë pjesë e këtij festivali.

Për më tepër rreth renditjes së artistëve dhe çmimit të biletave mund të bashkangjiteni në këtë event:

https://www.facebook.com/events/1571759103085401/

11206644_901906596497706_7017561221573233201_o