Gjakova: I dëshmuam botës se edhe ne mund të fitojmë

Xhudistja Nora Gjakova, e cila u kthye sot nga lojërat evropiane në Baku, atje ku edhe mori medaljen e bronztë po ndihet krenare që përfaqësoi Kosovën dhe mori këtë medalje.

Sport

29/06/2015 21:50

Xhudistja Nora Kosova, ndihet shumë krenare për medaljen e bronztë që arriti ta fitojë në Lojërat Europiane Baku 2015, transmeton KosovaPress.

Në një konferencë për media pas kthimit në Kosovë, Gjakova tha se kjo medalje e arsyetoi besimin tek komiteti ndërkombëtarë se edhe Kosova mundet.

“Dëshiruam t’i tregojmë botës se edhe ne jemi të barabartë. E falënderoj trajnerin Driton Uka për besimin që ma ka dhënë”, tha Nora gjatë konferencës.