Gjakova fillon me mbylljen e dhjetëra kazinove dhe bastoreve

Mbyllja e bastoreve ka nisur edhe në qytetin e Gjakovës. Sipas paralajmërimeve gjatë këtij aksioni do të mbyllen të gjitha ato pika të basteve dhe kazino të cilat nuk i plotësojnë kriteret dhe nuk posedojnë lejet përkatëse për të ushtruar këtë veprimtari.

Lajme

28/05/2014 19:08

Aksioni i mbylljes së bastoreve dhe kazinove në Gjakovë nisi pas konstatimeve nga ana e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, dhe të inspektorëve të Komunës, se lejet për këtë veprimtari në të kaluarën janë dhënë në mënyrë jashtëligjore. Për ndërmarrjen e këtij hapi ndaj pikave të caktuara të lojërave të fatit është konsultuar edhe Ministria e Financave dhe Drejtoria e ATK-së, të cilat kanë dhënë miratimin për mbylljen e bastoreve dhe kazinove.

Sipas raporteve të përpiluara nga ana e Drejtorisë së Inspeksionit, prej disa dhjetëra lokaleve të tilla (kazino dhe bastore sportive), vetëm dy prej tyre janë duke punuar në përputhje me procedurat ligjore.