Gjakoset Januzaj

Mesfushori Adnan Januzaj ka përfunduar me gjakosje në këmbën e djathtë, pas një ndërhyrje nga mesfushori Moussa Dembele në stërvitjen e Përfaqësueses së Belgjikës, që është duke u përgatitur për Kampionatin botëror në Brazil.

Sport

20/05/2014 23:34

Mesfushori Adnan Januzaj ka pësuar një lëndim të lehtë në stërvitje me Belgjikën.

Gjatë një dueli me bashkëlojtarin Moussa Dembele, anëtar i Tottenhamit, ylli i ri i Manchester Unitedit mori një plagë të lehtë në këmbën e djathtë dhe mbeti i shtrirë në tokë, raporton portali belg Rtl.be, që ka publikuar fotografitë e rastit.

Për të ndalur gjakderdhjen në këmbën e 19-vjeçarit, intervenoi stafi mjekësor i skuadrës së Belgjikës dhe Januzaj u ngrit sërish në këmbë.

Kurse, për të përcjell gjendjen e tij u interesua edhe selektori Marc Wilmots, i cili e ftoi atë menjëherë në ekip, pasi Januzaj vendosi të luajë për Belgjikën. Januzaj është grumbulluar nga Wilmots, në përgatitje për Kampionatin botëror në Brazil.