Agjenti i Hysajt, Giuffredi: Napoli nuk na ka kontaktuar, do të vlerësojmë të gjitha ofertat

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka përgënjeshtruar zërat që klienti i tij do të qëndrojë në Napoli.

Sport

22/05/2021 16:33

Mediat italiane kishin spekuluar se pas paraqitjeve të mira, Napoli është gati ti ofrojë kontratë të re mbrojtësi shqiptar.

Megjithatë, këtë e ka hedhur poshtë vet agjenti i tij, Mario Giuffredi duke folur për “Radio Punto Nuovo”, transmeton lajmi.net.

“Nuk kam pasur kontakt me Napolin, deri sot për Hysajn janë interesuar klube tjera. Ndoshta presidenti pas ndeshjes me Veronën ka folur me të”, tha ai.

“Nuk kemi pritur që fundi i kampionatit të jetë i tillë, pasi nuk dihet kush do të jetë trajner. Nuk kemi firmosur me asnjë klub, nëse vjen një ofertë, do ta vlerësojmë, edhe nëse atë e bën Napoli. Nuk ka asnjë kundërshtim në rast të qëndrimit në Napoli”, shtoi ai.

“Nuk e di çfarë do të bëjë Gattuso, do më pëlqente nëse do të qëndronte në Napoli. Si ai ashtu edhe presidenti kanë bërë punë të madhe këtë seszon”, tha italiani.

“Hysaj dhe Gattuso janë të lidhur, të gjithë trajnerët e Napolit do të donin qëndrimin e Hysaj. Sarri dhe Gattuso e kanë pasur lojtar, ndoshta Allegri dhe Spalleti e pëlqejnë”, tha Giuffredi.

“Hysaj ka një karakter të fortë, është inteligjent dhe luan mirë. Lojtar që sapo ka mbushur 27 vjet dhe që e përballon presionin mirë”, përfundoi Mario Giuffredi./Lajmi.net/