Giuffredi: Hysaj kërkohet nga tri klube italiane

Agjenti i Elseid Hysaj, Mario Giuffredi ka folur sërish për të ardhmen e mbrojtësit shqiptar.

Sport

23/04/2021 17:51

Giuffredi ishte i ftuar në  “Radio Nuovo”, ku është shprehur se ka interesim nga disa skuadra për Hysajn dhe se tre nga to janë italiane, transmeton lajmi.net.

“Hysaj pati një ndikim të madh në fitoren e Napolit ndaj Lazios. Ai rrëmbeu pa faull një top ndaj Lazarit dhe dha asistim për golin e dytë të Lorenzo Insignes”, tha ai.

“Nëse Hysaj do të largohet atëherë Napoli do të humbasë shumë nga largimi i tij, edhe përse e ardhmja e tij nuk dihet ende”, tha Giuffredi.

“Janë diku rreth katër ose pesë skuadra që duan të firmosin me Hysajn dhe po punojmë për këtë. Tre nga ato skuadra që e duan mbrojtësin janë italiane. Klubet italiane janë të nivelit të lartë dhe me histori të rëndësishme”, përfundoi Mario Giuffredi./Lajmi.net/