Giroud mungon tre muaj

Lajme të këqija për trajnerin Arsene Wenger. Sulmuesi Olivier Giroud ka pësuar lëndim ndaj Evertonit dhe do të mungojë tre muaj.

Sport

26/08/2014 12:21

Arsenali nuk do të mund të llogarisë në Olivier Giroud për tre muaj, pasi sulmuesi francez pati një çarje në këmbën e tij gjatë fundjavës ndaj Evertonit.

Përfaqësuesi francez u fut në lojë në pjesën e dytë dhe e ndihmoi ekipin e tij ta nxjerr një pikë, duke shënuar me kokë në fund të takimit.

Mirëpo, goditja që e pësoi nga Sylvian Distin në sekondat e fundit të ndeshjes bëri që 27 vjeçari të përfundojë në tokë dhe për të pjesa më e madhe e sezonit vjeshtor mori fund.

Tash, trajneri Arsene Wenger është në kërkim të zëvendësuesit të Giroud, pasi nuk ka shumë opsione në sulm.