Giroud dhuron “show”, shënon katër gola në fitoren 4:0 të Chelsea ndaj Sevilla

Oliver Giroud, Oliver Giroud, Oliver Giroud, Oliver Giroud.

Sport

02/12/2020 22:50

Ky do të ishte përshkrimi më i mirë që mund t’i bëhet përballjes Sevilla – Chelsea, e fituar 0-4 nga këta të fundit.

Ishte sulmuesi francez, Oliver Giroud, që shënoi të katër golat për Chelsean, shkruan lajmi.net.

Giroud shënoi në minutat 8’, 54’ dhe 74’ dhe 82′.

Me këtë fitore Chelseas siguron vendin e parë në grupin E./Lajmi.net/