Giroud bëhet golashënuesi më i vjetër në histori të Francës

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud është bërë golashënuesi më i vjetër në histori të kombëtares franceze. Sot Franca arriti fitoren e parë 2:0, në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ndaj Austrisë. Golashënues në atë takim ishin Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud, përcjell lajmi.net. Sulmuesi i Milanit, shënoi në minutën e 65` dhe theu…

Sport

22/09/2022 23:33

Sulmuesi i Milanit, Olivier Giroud është bërë golashënuesi më i vjetër në histori të kombëtares franceze.

Sot Franca arriti fitoren e parë 2:0, në edicionin e ri të Ligës së Kombeve ndaj Austrisë.

Golashënues në atë takim ishin Kylian Mbappe dhe Olivier Giroud, përcjell lajmi.net.

Sulmuesi i Milanit, shënoi në minutën e 65` dhe theu një rekord me kombëtaren e tij.

Ai me 35 vjet e 357 ditë, u bë golashënuesi më i vjetër i skuadrës së Francës.

Në këtë statistikë e ka kaluar Roger Marchen, që kishte shënuar gol me 35 vjet e 287 ditë kundër Spanjës, në dhjetor të vitit 1959./Lajmi.net/